Ukrainë: Ushtarët rusë rrahën me lopata komandantin e tyre të plagosur rëndë - NACIONALE

Ukrainë: Ushtarët rusë rrahën me lopata komandantin e tyre të plagosur rëndë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ukrainasit kanë publikuar një video që supozohet se tregon ushtarët e e grupit Wagner duke tërhequr zvarrë komandantin e tyre të plagosur rëndë nga fusha e betejës dhe më pas duke e rrahur dhunshëm me atë që duket të jetë lopata. Një dron ukrainas filmoi incidentin pranë qytetit Bakhmut në lindje të vendit, ku luftime të ashpra po zhvillohen prej muajsh.

Katër anëtarë të grupit Wagner mbajnë komandantin e tyre midis shtëpive të shkatërruara, duke mbajtur krahët dhe këmbët e tij. Më pas e hedhin trupin e tij pranë hambarit. Në vazhdimin e regjistrimit shihet se tre persona godasin me lopata komandantin e plagosur, shkruan Guardian. Në rrjetet sociale u shfaqën spekulime se ushtarët në fakt po e godisnin me sëpatë komandantin.

Videoja është realizuar me dron

Ende nuk dihet fati i komandantit të plagosur. Megjithatë, nëse pamjet janë të besueshme, do të ishte dëshmi e qartë e pretendimeve për moral të ulët midis njësive mercenare ruse. Ukrainasit pretendojnë se pamjet janë realizuar nga një dron i përdorur nga skuadra speciale Seneca. /Nacionale/

Lajme të ngjashme