Ujmani liqen për vota dhe Ura e Ibrit, VV aktivizohet me të madhe përballë opozitës konfuze - NACIONALE

Ujmani liqen për vota dhe Ura e Ibrit, VV aktivizohet me të madhe përballë opozitës konfuze

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liqeni i Ujmanit i kthyer thuajse në videoklip zgjedhor me not e rekreacion për mbështetës nga Lëvizja Vetëvendosje kohëve të fundit është shndërruar edhe në armë goditjeje ndaj opozitës me pyetje të sojit “pse s’po e vizitoni, a po e refuzoi si akt patriotik?” e deri te shpërndarja e fotografive nga deputetë të VV-së të qifteve të sapomartuar që pozojnë atje

Mandati katër vjeçar ka nisur numërimin mbrapsht në gjysëm vjetorin e fundit të saj, derisa opozita përballet me predikamentin e saj në të qënit jo mjaftueshëm bindëse te elektorati, për më tepër, edhe konfuze në shikimin e saj të akullt karshi kapitalizimit të pushtetit në veri të Kosovës.

Ballë pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje, opozita tash e tri vite e ka gjetur veten të mbisunduar e në pamundësi ndërrimi të aritmetikës së numrave të shumicës në Kuvend.

Opozita tash e tri vjet duke refuzuar opozitbërjen jo-konvencionale të asokohe LVV-së ka provuar të tregojë se s’identifikohen assesi karakterialisht me atë parti, sipas tyre, populliste e polarizuese, dëmtuese ndaj interesave të shtetit, aleancat transatlantike, sigurinë (etj.).

Partia Demokratike e Kosovës, më së shquesshmi në veprimtarinë e saj, ia ka dalur të identifikojë dhe ndalojë një numër nismash ligjore të qeverisë kosovare si anitkushtetuese duke i adresuar në Gjykatën Kushtetuese, kësisoji duke triumfuar në logjikën juridike-kushtetuese të vendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës është shquar në çjerrjen dhe dekonstruktimin e paraqitjes shifratike të pushtetit për gjoja rritje-në-gjithçka – prej rrafshit ekonomik e deri te thuajse gjithçka tjetër në qeverisje të brendshme.

Alenca për Ardhmërinë e Kosovës, parti shumë më e vogël në numra, përmes kryetarit të saj, ka arritur të jetë më vokalja në opozitjbërjen diskursive, ndryshe nga PDK dhe LDK të cilët janë marrë me kritika të natyrave më profesionale ndaj pushtetit.

Sondazhe të shumta kanë fluturuar në rrjete sociale me paraqitjet prej më kundërthënëse, por që pikëshkrirjeje e kanë Lëvizjen Vetëvendosje të parën, me përqindje diku më shumë e diku më pak.

Në takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – ku Lëvizja Vetëvendosje mungoi – opozita pati konsensus që ato të mbahen më 26 janar të vitit të ardhshëm.

S’i ka një muaj që kur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shtrëngoi vetëdijet e bashkëpartiakëve të tyre me një mesazh që mund të lexohej si ‘kërcënim’: që anëtarët/aktivistët po ftohen duke mos u ndjerë pjesë e pikturës së gjerë të qeverisjes së VV-së, dhe se është imperativ i secilit deputet dhe kryetari/e pike në komuna të aktivizohet për të rikthyer ndjenjën e përfshirjes së tyre.

Ky mesazh, me ç’del, u pranua pa-një-pa-dy nga akterë të VV-së ku aktivizimi në marrëdhënie me publikun/elektoratin e tyre u zmadhua.

Vetëvendosja – siç paramendohej – ka ruajtur edhe një kartë për fund: Urën e Ibrit.

Pavarësisht kundërshtimeve nga QUINT-i dhe KFOR-i që nuk mbështesin ndryshim të statusit të urës “aktualisht”; LVV ka vërshuar rrjetet sociale me mesazhin e kundërt: që ura “do të hapet”.

Por, me ç’duket rezistenca e KFOR-it del të jetë më e madhe.

“Prani fikse në Urë të Mitrovicës”.

Forca Paqembajtëse e udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, ka shkuar një oktavë më lartë në përzgjedhjen e fjalëve dërguar për media rreth çështjes së hapjes ose jo të Urës së Ibrit, ku gjer më tash e frazonte thjesht si “patrullim në dhe rreth” urës së Mitrovicës që ndan qytetin etnikisht në dy. Tash e frazoi si “fixed presence”: i.e prani të stacionuar.

Ky përforcim semantik – prej patrollim në prani fikse, i.e, që lë të kuptohet si prani e ngunjuar – i KFOR-it erdhi në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje e jep veçse si fakt të kryer se Ura e Ibrit do të hapet për automjete; në veçanti pas kundërshtimit me fjalët më të prera nga shtetet e QUINT-it dhe KFOR-i.

Armend Muja i VV-së numëroi – spinësisht – gjoja kundërshtimet e aleatëve perëndimorë ndaj vendimeve të qeverisë kosovare, duke e lënë të nënkuptohet që ndonëse kjo mund të kundërshtohet ajo do të bëhet me doemos.

Edhe deputetë prej më inkognitëve të VV-së si Arjeta Fejza pozuan në aparenca thuajse profetike para Urës së Ibrit duke i dhënë asaj, mediatikisht, një prelud të hapjes.

MAPL e ka dhënë për media muaj më parë që Ura e Ibrit do të hapet dikur “gjatë verës” ndërsa Veton Elshani, Zëvendës Drejtor i Policisë së Kosovës, e kishte quajtur “çështje kohe”.

Lajme të ngjashme