Identifikohet një person për shpërthimin afër Liqenit të Ujmanit: Çka dihet deri më tani? - NACIONALE

Identifikohet një person për shpërthimin afër Liqenit të Ujmanit: Çka dihet deri më tani?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy vetura janë dëmtuar nga shpërthimi në afërsi të Liqenit të Ujmanit të dielën pasdite. Policia për këtë rast ka identifikuar një person dhe ka kryer bastisje në një shtëpi. Ndërkohë, për këtë shpërthim është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Çka ndodhi në Ujman?

Persona të panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes në afërsi të liqenit të Ujmanit në veri të vendit.

Nga ky shpërthim nuk pati të lënduar, përveç dëmtimit të dy veturave që ishi afër ku u hodh mjeti shpërthyes.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka identifikuar një person të dyshuar për shpërthimin te Ujmani.

Zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani për Nacionalen, ka thënë se është bastisur një shtëpi, si dhe një person është identifikuar por që s’është arrestuar ende.

Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit ndaj veturave të qytetarëve shqiptarë në Liqenin e Ujmanit. Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim.” – ka thënë ai.

Për këtë rast, ka reaguar edhe kryeministri, albin Kurti, i cili ka thënë se Serbisë nuk po i konvenon normaliteti që është krijuar në veri.

Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjo është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme.” – ka shkruar Kurti në Facebook.

Më tej, Kurti ka thënë se veriu me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim

“Por, rrugë tjetër nuk ka. Sundimi i ligjit dhe rendi publik, siguria dhe paqja, janë vlera themeltare dhe interes i përbashkët i shoqërisë dhe qytetarëve bashkë me shtetin e Kosovës. Patjetër që institucionet e sigurisë, marrë për bazë profesionalizmin bashkëkohor dhe vullnetin e palëkundur, do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë. Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim.” – ka thënë Kurti.

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Zubin Potoku, Izmir Zeqiri, i cili ka thënë se nuk ka vend për panik dpasi gjendja është në kontrollin e Policisë së Kosovës.

Të nderuar qytetar të Republikes sê Kosoves dhe Komunes së Zubin Potokut... I denoj fuqishëm akterët e shpërthimit që ndodhi sot rreth ores 14- 30 min. Dhe si pasoj pati dëmtime të dy veturave të qytetarëve që po pushonin dhe freskoheshin në Liqenin e Ujmanit. Uroj që së shpejti të kapen akterët e këtij shpërthimi dhe të sillen para Organeve të Drejtësis ..... Gjithashtu besoj që nuk ka vend për panik përderi sa gjendja është nën kontrollin e plot të organeve të rendit Policis Republikes së Kosoves.” – ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Liqeni Ujmanint këto ditë ishte në vëmendje për shkak se qindra qytetarë po frekuentojnë atë për t’u freskuar në këto temperatura të larta.

Lajme të ngjashme