U rikthye në punë në QKUK- dorëzohet ankesë ndaj logobedit abuzues Iljasa Fazliu
Logopedi Iljasa Fazliu është rikthyer në punë edhe pse ne rrjetet sociale iu publikua një video teksa shihet duke abuzuar psiqikisht më një vajzë 3-vjeçare të prekur nga autizmi.
Këtë veprim po e kundërshtojnë nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS). Këta të fundit kanë dorërëzuar ankesë në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (ShSKUK).
QIPS-i ka kërkuar dorëheqjen e Fazliut dhe hetimin e komisionit disiplinor.
“QIPS, me rastin e abuzimit të fëmijës nga Iljasa Fazliu ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe hetimin e komisionit disiplinor me anë të një ankese drejtuar drejtores së ShSKUK, Dr. Narqize Hoxhaj-Arenliu. Me anë të kësaj ankese është njoftuar gjithashtu Inspektorati Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e QIPS-it.
Tutje, ata kanë thënë se po presin gjatë kësaj jave një përgjigje ndaj ankesës së tyre, “e cila duhet të rezultojë në shkarkimin e menjëhershëm të Iljasa Fazliut pasi që ai paraqet rrezik për shëndetin publik”.
“Vendime të cilat normalizojnë dhunën dhe amnistojnë abuzuesit në institucione publike nuk duhet të pranohen, rrjedhimisht çdo përgjigje e cila nuk rezulton në shkarkimin e Iljasa Fazliut është e pa pranueshme”.
“Ne shpresojmë se ankesa do të adresohet së shpejti. Në rast se ShSKUK dështon në përgjegjësinë e saj për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, ne do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkimin e Iljasa Fazliut në forma tjera”, përfundon njoftimi
