U raportua se një grua në Fushë-Kosovë tentoi ta hidhte fëmijën nga ballkoni, Policia: S'pati elemente të dhunës - NACIONALE

U raportua se një grua në Fushë-Kosovë tentoi ta hidhte fëmijën nga ballkoni, Policia: S'pati elemente të dhunës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës është deklaruar rreth ngjarjes, ku një nënë ka tentuar ta mbysë fëmijën e saj 6-vjeç në Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci ka bërë të ditur se kanë rezultuar se nuk ka pasur elemente të dhunës apo verime të asaj natyre.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar informacionet e tilla. Nga trajtimi që policia u ka bërë informacioneve të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre.” – ka bërë të ditur Borovci.

Ai tutje ka njoftuar se specialistët mjekësor kanë rekomanduar trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur.

Trajtimi i detajishëm bërë rrethanave të ngjarjes, ka nxjerrë rekomandimet e specialistëve mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur. Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme.” – ka përfunar Borovci.

Lajme të ngjashme