Raportohet se një grua në Fushë Kosovë ka tentuar ta hedhë nga ballkoni fëmijën e saj
Një grua në Fushë Kosovë raportohet se ka tentuar që ta hedhë nga ballkoni fëmijën e saj 6-vjeçar.
Gazeta Express përmes burimeve të saj ka raportuar se ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.
Tutje bëhet e ditur se gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.
Sipas tyre gruaja jeton vetëm me fëmijën e saj.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.