U përurua me pompozitet nga ministri Muja dhe kryetari Bulliqi: Pas zgjedhjeve, thahet ‘vada’ e Lupçit - NACIONALE

U përurua me pompozitet nga ministri Muja dhe kryetari Bulliqi: Pas zgjedhjeve, thahet ‘vada’ e Lupçit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Rrjedhja e ujit për ujitjen e tokave bujqësore nga “Vada e Luçit” nuk ka zgjatur shumë. Ajo është ndërprerë menjëherë pas përurimit.

Ndonëse ministri i Bujqësisë, Armend Muja, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e kishin përuruar me pompozitet këtë projekt, ai nuk është duke funksionuar tani.

Ekipi i gazeta Nacionale e ka vizituar sot këtë fshat dhe shihet se “vada” e Lupçit tashmë është tharë.

Pushtet u krenuar shumë me një projekt të tillë duke e quajtur “Sistemi i ujitjes së tokave bujqësore në Komunën e Podujevës”.

Ky sistem, i cili i përurua 3 para zgjedhjeve të 7 qershorit, duket se kishte vetëm karakter elektoral.

Kjo pasi, “vada” nuk ka ujë pas zgjedhjeve.

Ministri në detyrë, Armend Muja, me rastin e përurimit e kishte dhënë detaje për projektin.

Sot, në cilësinë e Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, bashkë me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam tri marrëveshje të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës rurale në Podujevë. Këto marrëveshje përfshijnë financimin e përfundimit të projektit “Parku Bujqësor në fshatin Sfeqël”, financimin e projektit “Sistemi i ujitjes së tokave bujqësore në Komunën e Podujevës”, si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit për projektin “Ndërtimi i Kanalit të Ujitjes në Lupç të Poshtëm”.”, kishte shkruar ai në Facebook, duke dhënë detaje tjera.

Me këto investime po zgjerojmë infrastrukturën e ujitjes, po krijojmë kushte më të mira për fermerët dhe po mbështesim rritjen e produktivitetit bujqësor. Ujitja mbetet një nga prioritetet tona kryesore, sepse garanton zhvillim më të qëndrueshëm, prodhim më të lartë dhe më shumë siguri për fermerët tanë. Lajm i mirë për Podujevën dhe për të gjithë fermerët e kësaj ane, pasi këto projekte do të ndikojnë drejtpërdrejt në forcimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural afatgjatë”, kishte shkruar ai.

Përurimi i këtej projekti minor ishte bërë objekt tallje nga qytetarët e Kosovës.

Kjo kishte bërë që ministri Muja ta fshinte videon që tregonte përurimin e këtij projekte.

Lajme të ngjashme