U godit me veturë, vdes këmbësori në Arllat, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes - NACIONALE

U godit me veturë, vdes këmbësori në Arllat, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur një këmbësor që është goditur dje nga një veturë në Arllat.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, personi që ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Policia njofton se viktima kishte pranuar tretman mjekësor në QKUK, aty ku edhe kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që rasti vazhdon të hetohet.

Arllat, Gllogoc, 14.02.2023 – 18:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme