Ngacmohet seksualisht një femër në Komoran
Një femër në Komoran ka raportuar se një burrë e ka ngacmuar seksualisht atë.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, i dyshuari e ka shantazhuar të njëjtën.
Policia bën të ditur se në lidhje me rastin janë intervistuar të dyja palët dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Komoran 13.02.2023 – NN. Me 14.02.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke e ngacmuar seksualisht si dhe duke e shantazhuar atë. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
