Qe pse prekja konsiderohet si ngacmim seksual - NACIONALE

Qe pse prekja konsiderohet si ngacmim seksual

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vepra penale “Ngacmimi Seksual” parashihet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, në Kapitullin XVI me nenin 183.

Neni 183

“Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”.

Ka shumë raste kur zakonisht djemt i prekin vajzat, duke filluar nga qyteti, në club e vende të tjera. Qofshin këto prekje me ose pa dëshirë.

Seksologu kosovar, Hajrulla Fejza konsideron se çdo prekje krijon emocione, qoftë ajo me dashje ose pa dashje.

Po pse prekja konsiderohet ngacmim ?

“Organi jonë seksual më i madhi është lëkura. Prekja bëhet përmes lëkurës, në çdo pjesë t ëlëkurës ka mbaresa nervore që përqojnë impulse dhe shkaktojnë eksitime ose reagime të ndryshme. Prandaj, prekja është aktiviteti i parë seksual i partnerizuar”, thotë seksologu Fejza.

Tutje ai thotë se ngacmimin dhe lirtimin e ndanë një vijë shumë e hollë.

“Dallimi në mes flirtit dhe ngacmimin varet nga personi që i nënshtrohet. Ai e konsideron, nëse e merr si flirt ku e merr si dashamirësi e mundet me u kthy me një buzëqeshje ose me ju afru e me shtrëngu më shumë. Edhe mundet me refuzi kategorikisht e me konsideru si ngacmim. Pra është si shpatë me dy teha, duhet me ditë kujt”, tha ai për Podcast Nacionale.

Lajme të ngjashme