Twitter vazhdon të pushojë nga puna punonjësit e saj - NACIONALE

Twitter vazhdon të pushojë nga puna punonjësit e saj

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Twitter ka bërë shkurtime të mëtejshme në ekipet e tij të sigurisë që merren me moderimin e përmbajtjes globale dhe në një ndarje që merret me gjuhën e urrejtjes dhe ngacmimet, raportoi Bloomberg.

Ka pasur të paktën një duzinë shkurtimesh në zyrat e kompanisë në Dublin dhe Singapor, raportoi Bloomberg, duke cituar burime të njohura me zhvillimet.

Midis atyre që u pushuan nga platforma sociale e blerë nga Elon Musk janë Nur Azhar Bin Ayob, një i punësuar relativisht i fundit me përgjegjësi për rajonin e Azi-Paqësorit dhe Analuisa Dominguez, drejtoresha e lartë e politikave të të ardhurave në Twitter. Punëtorët që merren me dezinformata, pretendime globale dhe media shtetërore u pushuan gjithashtu.

Twitter po pushon punonjësit në masë

Zëvendëspresidentja e besimit dhe sigurisë e Twitter, Ella Irwing konfirmoi për Reuters se Twitter kishte bërë disa shkurtime, por nuk bëri të ditur detaje.

"Ne kemi mijëra njerëz në ekipet e sigurisë dhe besimit që punojnë për moderimin e përmbajtjes dhe nuk ka pasur shkurtime në ekipet që e bëjnë këtë në baza ditore," tha Irwing.

Twitter pushoi nga puna rreth 3,700 punonjës në fillim të nëntorit si pjesë e masave të shkurtimit të kostove të Musk, dhe qindra u larguan më vonë. Kompania u godit gjithashtu muajin e kaluar nga një padi që pretendonte se Twitter kishte shënjestruar në mënyrë disproporcionale punonjëset femra gjatë shkurtimeve. /Nacionale/

Lajme të ngjashme