Trump për herën e tretë: Kosova e Serbia do të kishin luftë të madhe, iu thashë nuk ka më tregti me ShBA-në - NACIONALE

Trump për herën e tretë: Kosova e Serbia do të kishin luftë të madhe, iu thashë nuk ka më tregti me ShBA-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Për të tretën herë brenda një jave, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur Kosovën e Serbinë.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se “dy shtetet po shkonin drejt një lufte të madhe”.

“…nuk e di nëse ka pasur ndonjëherë një president që ka bërë më shumë. Serbia dhe Kosova po shkonin drejt kësaj. Do të kishte një lufte të madhe. U thashë: Nëse shkoni aty, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të shkojmë aty”tha Trump, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme