Trump para OKB-së për Kosovën dhe Serbinë: E ndalova luftën; Presidentja Osmani nga ShBA-të e falënderoi paraprakisht - NACIONALE

Trump para OKB-së për Kosovën dhe Serbinë: E ndalova luftën; Presidentja Osmani nga ShBA-të e falënderoi paraprakisht

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur në fjalimin e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të martën se gjatë mandatit të tij të dytë ka dhënë fund shtatë konflikteve ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se shumë njerëz i kishin thënë se këto konflikte ishin “të pafundme”.

Trump ka përmendur konfliktet midis Kamboxhias dhe Tajlandës, Kosovës dhe Serbisë, Pakistanit dhe Indisë, Izraelit dhe Iranit, Egjiptit dhe Etiopisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe “luftën e egër të dhunshme” midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës.

“Në një periudhë prej vetëm shtatë muajsh u kam dhënë fund shtatë luftërash të pafundme; që më thonin që “janë të pakryeshme”, se “kurrë nuk do të mund t’i zgjidhni”. Disa po zhvilloheshin për 31 vite, dy prej tyre 31, njëra 36 vite, njëra 28 vite.

Unë mbylla shtatë luftëra. Dhe, në të gjitha rastet, ato po luftoheshin me dhjetëra mijëra njerëz që po vriteshin. Këtu përfshihen: Kamboxhia, Tajlanda, Kosova dhe Serbia, Kongo dhe Ruanda, një luftë e ligë dhe e dhunshme ishte kjo.

Pakistani dhe India. Izraeli dhe Irani. Egjipti dhe Etiopia, dhe Armenai e Azerbajxhani.

Krjet këto të përfshira. Asnjë president, e kryeministër, nuk ia ka dalë as për së afërmi të bëjë diçka të ngjashme. Ndërsa unë e bëra për shtatë muaj. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Jam i nderuar që e bëra.” - tha Trump.

Çka tha Presidentja Osmani?

Në Fox Neës-in republikan, presidentja Vjosa Osmani është përkujdesur të thur lavde për Administratën e presidentit Donald Trump…

Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron në ShBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka dhënë një intervistë për televizionin republikan Fox Neës, ku ka lavdëruar raportet e mira në mes të ShBA-së dhe Kosovës.

Osmani thotë se 95% e popullit Kosovar, është pro-amerikan që ‘beson në lidershipin amerikan’.

Që prej vitit 1999 kur ushtarët amerikanë erdhën për të ruajtur jetët tona. Sot ekzistojmë të lirë dhe si shtet Sovran falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse Amerika nuk qëndroi mënjanë dhe nuk mbylli njërin sy në përpjekjen tonë për të mbijetuar derisa po përjetonim gjenocid por erdhi që të na shpëtojë dhe të na jap të drejtën që të jemi të lirë.

Sot, 95% e popullit tonë janë pro-amerikan dhe që besojnë në lidershipin amerikan dhe ne vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – thotë Osmani në Fox Neës.

Ajo ka thënë se Kosova ka telashe me fqinjin e saj Serbinë, e cila kohë pas kohe, shkakton tensione.

Ne kemi një fqinj që shkakton probleme kohë pas kohe. Në të kaluarën, Serbia ka shkaktuar një numër konfliktesh në Ballkanin Perëndimor sepse udhëhiqej nga ‘Kasapi i Ballkanit’ – Millosheviq.

Ka ende njerëz në lidershipin serb që dëshirojnë të kthehen në të kaluarën derisa ne shikojmë drejt së ardhmes”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani edhe një herë ka përmendur një rast të muajit maj të këtij viti, ku thotë se Administrata Trump parandaloi eskalimin e mundshëm të situatës.

Presidenti Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes dhe në një paqe të qëndrueshme.

Në shtator të vitit 2023, kishte një agresion serb kundër Republikës së Kosovës. Ne e manaxhuam situatën me ndihmën e aleatëve tonë, derisa mbetet një kërcënim i vazhdueshëm që na vjen nga Serbia.

Në maj po ashtu kishte një përpjekje për ngritje tensionesh dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për të parandaluar eskalimin”, tha Osmani në Fox Neës, në lidhëzën e intervistës, që ka shpërndarë edhe vetë.

Lajme të ngjashme