Tri vajza u zhdukën në Kosovë brenda 24 orëve: Policia jep detaje - NACIONALE

Tri vajza u zhdukën në Kosovë brenda 24 orëve: Policia jep detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tri vajza në komuna të ndryshme të Kosovës janë raportuar të zhdukura brenda 24 orëve.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, tjetri në Istog e Gjakovë.

Njoftimi:

Prishtinë 21.05.2023 – 19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Istog 18.05.2023 – Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Rr. Ali Ibra, Gjakovë 21.05.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme