Tre të vdekur në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë - NACIONALE

Tre të vdekur në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre persona kanë vdekur në aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës.

Sipas raportit të policisë, një person ka humbur jetën në Gjakovë, si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Fshaj, Gjakovë 20.05.2023 – 13:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni me drejtues meshkuj kosovar. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre viktima, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, dhe sipas mjekëve njëri prej tyre, viktima mashkull kosovar ka qenë pa shenja jete. I dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor në spitalin e Gjakovës ndërsa dy viktimat tjera pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.” – thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në komunën e Gjilanit.

Sipas policisë, në Gjilan ka vdekur një këmbësor i cili ishte goditur nga një veturë.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Rr. Qarkore, Gjilan 20.05.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar i cili pasi ka arritur në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.

Rasti i tretë, ka ndodhur në autostradë në Lipjan.

Siç bën të ditur policia, aksidenti ka ndodhur mes dy kamionevë, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur shoeferi që ishte shtetas i Shqipërisë.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITETAutostradë, Lipjan (NN) 20.05.2023 – 14:20. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të shtetit të Shqipërisë me drejtues meshkuj dhe si pasoj përveç dëmeve materiale lëndim vdekje prurës ka pësuar viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.” – thuhet në raport.

Gjatë 24 orëve, policia njofton se janë shkaktuar 36 aksidente trafiku me dëme materiale.

Ndërsa, 26 aksidente ishin me të lënduar.

Lajme të ngjashme