Tjetër shok-bombë në veri, thyhen xhamat e katër lokaleve
Një tjetër shpërthim me shok-bombë raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate të para pak çasteve.
Sipas njoftimit, mësohet se kjo shok-bombë për pasojë ka lënë xhama të thyera në katër lokale, në dy prej të cilëve nuk zhvillohej ndonjë biznes.
"Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës", thuhet ndër tjerash.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
