“Tirana e Mitrovica në Gjakovë”, Dejona Mihali e pranishme në dasmën e deputetit të VV-së
Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza ka publikuar një fotografi nga dasma e kolegut të saj, Agon Batusha.
Në këtë dasëm e pranishme është edhe zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Dejona Mihali.
Fejza ka publikuar fotografi së bashku Mihalin dhe deputetin e VV-së, Ardian Gola.
Fejza ka shkruar “Tirana e Mitrovica në Gjakovë", duke lënë të nënkuptoj se Mihali ka ardhur nga Tirana që të jetë e pranishme në këtë dasmë.
“Tirana e Mitrovica në Gjakovë. Gëzuar Agon dhe Lirika.” – ka shkruar Fejza.