“Ti je Slloba i Vogël”, “Ku është Thaçi, ke mbledhur dëshmi për Hagën” – Si raportuan mediat serbe për ballafaqimin Gërvalla-Daçiq? - NACIONALE

“Ti je Slloba i Vogël”, “Ku është Thaçi, ke mbledhur dëshmi për Hagën” – Si raportuan mediat serbe për ballafaqimin Gërvalla-Daçiq?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ti je slloba i vogël”, “Ti ke mbledhur dëshmi për Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Falemnderit”, “Ti duhet të dalësh para një tribunali për krime lufte”, “Atëherë pse s’jam akuzuar për asgjë as unë [Daçiq] dhe as Vuçiq? Ku është Thaçi e Veseli?”.

Këto janë disa prej fragmenteve të ballafaqimit ndërmjet Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë raportimit gjashtëmujorësh në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Atmosfera ishte e një përplasje kolosale mes dy Gërvallës dhe Daçiqit.

I tërë debati kaloi në emra të përvetshëm kur Gërvalla e tha në tri gjuhë – shqip, anglisht, serbisht – se Ivica Daçiq, “si dorë e djathtë e Sllobodan Millosheviqit 1999-2000” është përgjegjës për krime lufte në Kosovë. Daçiq, s’e la pa kundërpërgjigje duke ia rikujtuar një deklarim të ministres kosovare se kishte dëshmi kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ku është Thaçi sot?”, e pyeti Daçiqi, Gërvallën. “Duart tuaja janë të përgjakura. Më 2017 keni thënë se keni dëshmi sa i përket krimeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe anëtarëve të partive politike tuaja, vetëm ju rikujtoj se unë kam nënshkruar marrëveshje me zotin Thaçi. Ku janë ata tash? Pse s’jam akuzuar unë ose presidenti Vuçiq? Ndërkohë që ju keni ndihmuar që të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime. Sepse dëshmitë që keni mbledhur nga familjarë të viktimave, ju kanë dalë në ndihmë viktimat ndaj Thaçit dhe Veselit”.

Gërvalla, tha se kjo “nuk është e vërtetë” dhe se nuk ka të bëjë asgjë me këtë. Madje, ajo pretendon se Daçiq ka lexuar vetëm titujt. “Është e vërtetë, presidenti Thaçi për momentin është në Hagë ku me të të vërtetë shpresoj që do të tregojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ai vet dhe të tjerët të akuzuar, të kenë argumentet e tyre për të treguar se ne jemi të pafajshëm ndaj akuzave. Nuk ia vlen as të jap një koment të vetëm për atë që ju theksuat për mua si dëshmitare ose si diçka në Hagë. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ju këshilloj të lexoni më thellë se sa vetëm titujt. Kjo do të ishte sukses i madh”.

Ky debat mes Gërvallës dhe Daçiqit është përcjellur me tone të ndryshme nga mediat serbe, prej të paktave atyre opozitare që i dhanë jehonë deklaratave të Gërvallës, si dhe ato kryekëput në kontrollin e pushtetit serb, që i jehuan deklaratave të Daçiqit.

Titujt katastrofik s’kishin të ndalur. Tablodiet serbe në trajtën më urrejtëse shkruanë tituj të kësaj natyre. “E ashtuquajtura Kosovë është maçineri gënjeshtrash, dhe tri pohimet e Gërvallës do të shkojnë në historinë e hipokrizisë dhe çnderit – Daçiq e shkatërroi shtetin e rremë”, shkruhet në titutllin e tabloidit propagandistik “Informer”.

Ndërkaq pati edhe prej tyre që ndonëse propagandistike, transmetuan deklarimet e Gërvallës. “Ministrja e Prishtinës thumbon Daçiqin në OKB: E di që je nervoz, dëshmove pse të quajnë Slloba i Vogël”, shkruhet në titullun e “Kurir”.

Ndërkaq media opozitare “Danas” e cila është e mirënjohur për tituj të balancuar dhe me etikë gazetareske, raportoi gjerësisht për deklarimet e Gërvallës në mënyrë korrekte, e në veçanti për pjesën ku ajo thotë se Daçiq duhet të gjykohet për krime lufte. “Seanca e Këshillit të Sigurimit: Ministrja e Kosovës thotë në serbisht se Daçiq duhet të ndjeket për krime lufte”.

Çka u tha tjetër sot në Këshillin e Sigurimit?

Për një gjë që unanimisht e thanë Pesë Anëtarët e Përhershëm të Këshillit të Sigurimit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Federata Ruse dhe Kina – ishte kërkesa për themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe. Për këtë gjë i kënaqur ishte vetë Daçiq.

Është gjëja më e rëndësishme për Serbinë, mendimet e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-ë. Anëtarët përmenden obligimin e Prishtinës për të themeluar Asociacionin e Komunav eSerbe, sepse përfaqësuesit e Prishtinës sillen sikur të kishin përmbushur të gjitha obligimet dhe tash na japin mësime”, tha Daçiq gjatë paraqitjes së raportit gjashtëmujorësh të UNMIK-ut.

Lajme të ngjashme