Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar
Një person është therur me thikë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “2 Korriku”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
Ahmeti ka bërë të ditur se tre persona aktualisht janë duke u intervistuar në stacionin policor, si të dyshuar.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën "2 Korriku" në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.” – ka bërë të ditur Ahmeti.
