Theret me thikë një 45-vjeçar në Prishtinë, i dyshuari në arrati
Një person i moshës 45 vjeçare është sulmuar me thikë dhe ka pësuar lëndime në Prishtinë, saktësisht në lagjen Bregu i Diellit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas Ahmeti, PK është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
“Sot rreth orës 17 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.” - ka thënë Ahmeti për Nacionalen.
