"Thellësisht të shqetësuar", sulm i drejtpërdrejtë i Ambasadës Amerikane ndaj qeverisë për çështjen e dinarit
Në një deklaratë të fortë të lëshuar sot, Jeffrey Hovenier, ambasador i Shtetetve të Bashkuara në Kosovë, shprehu shqetësim të thellë për veprimet e fundit të ndërmarra nga autoritetet e Kosovës lidhur me ndalimin e valutës serbe në komunat veriore. Këto veprime, thuhet në reagim, kanë "një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë."
Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me operacionet e fundit të kryera nga Policia e Kosovës - nën direktivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme - "për sekuestrimin e dinarit serb dhe veturës që e transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia", i destinuar për shpërndarjen e pagesave të përfitimeve sociale nga Serbia.
Ambasadori Hovenier theksoi rëndësinë e sigurimit që këto pagesa të mbërrijnë të personat e destinuar "pa vonesë".
"Ato përfshijnë operacionet e kryera nga Policia e Kosovës në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë javës së kaluar në zyrat e institucioneve të administruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë. si në OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e Policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarit serb dhe veturës që e transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t'i marrin ato pa vonesë." - thuhet në reagim.
Për më tepër, deklarata u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të shtyjnë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacionet me Para të gatshme derisa të vendosen procedurat në përputhje me standardet evropiane.
"Ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova të shtyjë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacionet me Para të gatshme derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre." - thuhet në reagim.
Hovenier theksoi rëndësinë e përkushtimit të Kosovës për të nxitur një demokraci plotësisht multietnike. Ai ritheksoi domosdoshmërinë e adresimit të çështjeve përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Reagimi i plotë:
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë. Këto veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ato përfshijnë operacionet e kryera nga Policia e Kosovës në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë javës së kaluar në zyrat e institucioneve të administruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë. si në OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e Policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarit serb dhe veturës që e transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t'i marrin ato pa vonesë.
Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të promovojë vizionin e parashtruar në themelimin e saj dhe të sanksionuar në Deklaratën e saj të Pavarësisë dhe Kushtetutën: një nga një demokraci plotësisht multietnike që i përgjigjet shqetësimeve të të gjithë qytetarëve të saj. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne gjithashtu ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova të shtyjë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacionet me Para të gatshme derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre.
The United States Government is deeply concerned about recent actions by authorities of the Government of Kosovo that have a direct and negative effect on members of the ethnic Serb and other minority communities in Kosovo. Read my full statement: pic.twitter.com/CHhK88kCSr
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 3, 2024