Thaçi: Askush nuk do të marrë guximin ta ndalojë flamurin shtetëror, apo “lara-lara” - NACIONALE

Thaçi: Askush nuk do të marrë guximin ta ndalojë flamurin shtetëror, apo “lara-lara”

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë së fundi ka thënë se qytetarët nuk duhet të ushqehen me frikë e skepticizëm, pasi askush nuk mund ta cenojë vendin.

Në një intervistë në Kanal 10, Thaçi u shpreh se askush nuk mund ta ndalojë flamurin kuq e zi, e as atë “lara-lara”.

Nuk jam skeptik, largë qoftë të ndjell skepticizëm apo frikë, do të kemi ushqim dhe pije me bollek, dhe populizëm sa të duam, lirshëm do të këndojmë e thurrim vargje fushave…askush nuk do të marrë guximin të na ndalojë flamurin kuq e zi me përkrenarën e Skenderbeut, nga disa sorrën e zezë, apo flamurin shtetëror, lara-lara të Thaçit”.

Thaçi ka folur edhe për sanksionet e vendosura nga partnerët ndërkombëtarë, duke thënë se pa heqjen e tyre nuk mund të ketë “ditë të bardhë” për Kosovën.

“Sanksionet ende në fuqi nga ShBA-të dhe BE-ja paraqesin cenim të thelbit dhe zemrës së shtetit. Izolimi nga perëndimi është vetëvasje kombëtare dhe shtetërore. Përderia janë në fuqi sanksionet nga bota perëndimore, nuk mund të ketë ditë të bardhë për popullin e Kosovës”, ka thënë ai.

Mes tjerash, për gjyqin në përfundim, Thaçi ka thënë se është plotësisht i pafajshëm. Presidenti tutje shtoi se pa rezistencën e UÇK-së, nuk do të kishte Kosovë.

“Jam plotësisht i pafajshëm. Verdikti përfundimtar duhet të respektojë detyrimisht parimin e unitetit kushtetutes të Republikës së Kosovës dhe Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Të respektohet baza ligjore mbi të cilën Parlamenti i Kosovës themeloi DHSK-në.

Populli i Kosovës ne emër të të cilit nxirren vendimet, duhet ta dijë, ta kuptojë dhe ta besojë atë që ka ndodhur në sallën e gjyqit. Sot për sot, qytetari i Kosovës nuk e di, ose di pak, dhe ajo që di është e mjegullt.

Pse rezistuam si popull? Sepse gjendja ishte bërë e padurueshme. Ne bëmë atë që duhej bërë. Si fëmijë nuk e kuptonim dhe aq, por duke u rritur prangat e robërisë na u shtrënguan gjithnjë e më tepër. Millosheviqi nga aparteidi po kalonte në fazën e spastrimit etnik, vazhdoi me gjenocid, nuk mudn të vazhdonim vetëm duke ia kthyer, shtrirë, faqen tjetër.

Pa rezistencën e UÇK-së, nuk do të kishte fare Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Lajme të ngjashme