"Tha, e kam idol": I vëllai i Hashim Thaçit thotë se "u shqetësua" nga 'i panjohuri' që ia fotografonte shtëpinë - NACIONALE

"Tha, e kam idol": I vëllai i Hashim Thaçit thotë se "u shqetësua" nga 'i panjohuri' që ia fotografonte shtëpinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit të një qytetari se ishte ndaluar nga dy patrolla të Policisë pasi kishte fotografuar të vëllain e presidentit Thaçi, Ganiun, në një kafene ka reaguar edhe ky i fundit.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me z. Gani Thaçi për të marrë versionin e tij të ngjarjeve, dhe i cili del të jetë krejtësisht i ndryshëm nga ana e pretenduesit me emrin Dukagjin Rozhaja.

Një xhip ish ndalë te shkallët e tij, fotografojke aty, jo mu qysh ka thënë në postim, po një shtëpi të njanit aty. E ndala kerrin, i thashë mirëmbrëma, çka po bën, më tha jam kah e fotografoj shtëpinë e X-it.”

X-i mësohet të ketë qenë Hashim Thaçi, ish presidenti i Kosovës që ndodhet i paraburgosur nga Gjykata Speciale.

Më tej, i vëllai i ish presidentit rrëfen detaje tjera nga bashkëbisedimi që kishte bërë me qytetarin me emrin Dukagjin Rozhaja.

“I thashë, pse po fotografon, tha se e kam idol, shok shumë të mirë. I thashë, ani pra mirë, e paske idol, unë e kam vëlla, hajde e bajmë një foto bashkë. Unë u nisa me marrë aparatin me u fotografu me to, kur u ktheva ai kish ecë. E vërteta nuk është që unë e kam informu policinë, dhe e vërteta tjetër është që nuk është kanë tu më fotografu mu, po diçka tjetër. E nëse është qysh ka thënë ai, që është kanë tu më fotografu mu, koka ma keq bile kjo,” - i tha gazetës z. Thaçi.

Po ashtu, i vëllai i presidenti u shpreh se ishte shqetësuar pasi ky person nuk i kishte treguar se kush ishte dhe se nuk e dinte qëllimin e tij.

“Jam (ndjerë) i shqetësumë, sepse ai nuk m’u ka përgjigjë se kush është, po veç tha jam shoku i juaj,”

Kjo ngjarje thuhet të ketë ndodhur në mbrëmjen e ditës së shtunë, 27 gusht 2022.

Qytetari me emrin Dukagjin Rozhaja i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelel Sveçla dhe drejtorit të policisë, Samedin Mehmeti që të japin përgjigjë për sjelljen e policisë së Kosovës.

“Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Samedin Mehmeti (tagirati dikush), a është e mundur me ardhë dy (2) patrolla të policisë me më legjitimu në kafe për një foto (nuk ka shenjë që nuk bon me fotografu) në bazë të paraqitjes së gani thaqit (qëllimisht me të vogla)?”, ka shkruar Rozhaja.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje i Rozhajës:

Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Samedin Mehmeti (tagirati dikush), a është e mundur me ardhë dy (2) patrolla të policisë me më legjitimu në kafe për një foto (nuk ka shenjë që nuk bon me fotografu) në bazë të paraqitjes së gani thaqit (qëllimisht me të vogla)?

Si QYTETAR (se jam) kërkoj përgjegjë prej jush!

edhe fundi fundit kush n'k.. osht ky ...

PS

ganu thaqi o vëllau i të dyshyarit për krime lufte.

Dhe me urdhër të cilit erdhi policia dhe çfarë faktori është g.th

Lajme të ngjashme