Grenell: Lirojeni Hashim Thaçin, Albin Kurti është problemi - NACIONALE

Grenell: Lirojeni Hashim Thaçin, Albin Kurti është problemi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës, duke ia lënë fajin për këtë kryeministrit Albin Kurti.

Grenell përmes disa reagimeve të bëra në rrjetin social Twitter, ka folur për vendimin e Kurtit që të ketë reciprocitet në lidhje me dokumentet serbe.

Ish-emisari amerikan, konsideron se Kurti po e përdor këtë që t’i rritë votat e tij.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për lirimin e Hashim Thaçit, duke shtuar se Kurti është problemi.

“Një tjetër katastrofë e Blinken. Edhe shqiptarët e dijnë se Kurti është problemi. Lirojeni Thaçin”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme