Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs, tri raste kanë ndodhur në Prishtinë, dy në rajonin e Prizrenit, dy në rajonin e Pejës dhe një në Mitrovicë.

Në shumicën e rasteve viktima të dhunës kanë qenë gratë.

Nga këto raste janë arrestuar pesë burra të cilët janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 22.01.2023 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 22.01.2023 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.

· Prishtinë 22.01.2023 Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, me ç’rast të njëjtës i është ofruar tretman mjekësorë. Rasti nën hetime.

DHUNË NË FAMILJE

· Prizren 21.01.2023 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Dragash 22.01.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNE NË FAMILJE

· Pejë 22.01.2023 - 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimen mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Klinë 22.01.2023 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë 22.01.2023 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme