Tentim-shfajësimi i Kusari-Lilës për bisedat me Sllavkon, Paparaci shkruan për “detajet që e zunë në rrenë”
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë një tentim-shfajësim në KTV për bisedat me Sllavko Simiqin, ku i referohet si “vëlla” (serbisht: brate) duke i dhënë disa biseda të tjera – por jo, ato të publikuara nga ‘Paparaci’.
“Të martën në “Konfront” të KTV-së, ajo ka prezantuar bisedën me Simiqin të datës 19 prill 2022, mirëpo biseda me të është e orës krejt tjetër me atë që ka publikuar Paparaci. Kusari-Lila ka prezantuar bashkëbisedimin e orëve 15:53, 15:54, 15:57 dhe më pas ka kaluar me datën 20 prill”, shkroi ky medium.
“Ndërkaq, gazeta Paparaci ka publikuar bashkëbisedimin e orëve 12:49, 12:54, 15:16 dhe 15:52”.