Tensionet në veri: pas ShBA-së, edhe Gjermania kërkon shtyrjen e zgjedhjeve
Situata e sigurisë në veri tashmë është e sfiduar. Përveç bombave të shokut, dje në orët e mbrëmjes është sulmuar edhe një patrull e Policisë së Kosovës në një fshat të Zveçanit, ku mbeti i lënduar një polic. Por pushteti ende këmbëngulë se Policia e Kosovës ka kapacitete për të siguruar zgjedhjet, teksa Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, e ka cilësuar situatën në veri si të qetë.
Por deri tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania e kanë bërë publike kërkesën e tyre për të shtyrë zgjedhjet. Që në mëngjesin e së premtes, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, shkroi se ai pajtohet me kërkesën e ShBA-së për shtyrjen e zgjedhjeve.
“Pajtohem me kolegun tim nga ShBA-ja se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e qartë se situata e tanishme nuk është e favorshme për t'i mbajtur ato tani.”- ka shkruar Rohde në Twitter.
I agree with my US colleague that the elections should be postponed. It is obvious that the current situation is not conducive to holding them now. https://t.co/hmnsTjOeVt
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 9, 2022
Por çfarë tha ShBA-ja?
Jeff Hovenier, ambasadori amerikan në Prishtinë, ishte i pari ndërkombëtar që kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve. Dy ditë më parë, fillimisht dënoi dhunën e shkaktuara gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës.
“Dhuna dhe intimidimi, përfshirë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, dhe rrezikimin e jetëve nuk është asnjëherë metodë e duhur e protestës,”- u shpreh ai.

Tutje, ambasadori amerikan deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar se kushtet “nuk janë të duhurat që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë."
Ndërsa këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, që pritet të qëndrojë më 12 dhe 13 dhjetor në Kosovë, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” vlerësoi se nuk është koha e duhur për të mbajtur zgjedhje në veri.
“Nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit. Është kohë e tensionuar dhe duam të sigurohemi se ka kushte për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta…Së këndejmi mendojmë se këto zgjedhje duhet të shtyhen derisa koha të jetë e duhur dhe kur mund të mbahen pa nxitur më shumë joqëndrueshmëri dhe dhunë.”, - tha ai.
Ndërsa, DASH-i amerikan tregoi se ehde çka do të flasë z. Chollet me zyrtarët qeveritarë e liderët politikë të Kosovës.
“Më 12-13 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke.” – thuhet në njoftimin e DASH-it, transmeton Nacionale.com.
“Unë do të jem atje javën e ardhshme dhe kjo do të jetë ndër temat kryesore në bisedimet me presidenten dhe kryeministrit derisa presim të punojmë për një rrugë të përbashkët përpara." - shtoi Chollet.
Për zgjedhjet në veri, foli edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Kështu është procedura dhe besoj që në dy-tri ditët në vijim gjithçka do të qartësohen. Kjo është një shtytje e Vuciqit që vazhdon ti financojë e mbështesë struktura e bandat kriminale që po terrorizojnë qytetarët në veri dhe në të njëjtën kohë po tentojnë që t’i sfidojnë institucionet e sigurisë – theksoi Osmani.
Por deri tash të vendosur Qeveria e Kosovës, me ministrin Sveçla që vlerësoi se Policia e Kosovës ka kapacitete për të organizuar dhe sigruar zgjedhjet në veri.
Ndërsa Kurti sot në Kuvend vlerësoi se veprimet e ndërmarra në veri janë pjesë e një politike shtetërore.
“Nuk janë vendim dhe veprime politike, por shtetërore, që i parasheh Kushtetuta dhe ligji, të cilën e shërbejmë ne…Jemi në shërbim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë” – tha Kurti sot në Kuvend.



