Osmani: Për dy-tri ditë vendosim për zgjedhjet në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para mediave ka thënë se për zgjedhjet në veri do të vendoset këto dy apo tri ditët në vijim, dhe se sipas saj, duhet një vlerësim edhe i organeve të sigurisë, por sidomos edhe i vetë partive politike, për ta vendosur, nëse do të shyhen apo do të mbahen zgjedhjet.
“Këto janë vlerësime që bëhen nga institucionet e sigurisë dhe në momentin që do ta marrë raportin e plotë do ta kemi një pasqyrë më të qartë çështjes së zgjedhjeve në veri”.
Si rregull ekzistojnë kritere të përcaktuara nga Komisioni i Venecias për çështje të shtyrjes së zgjedhjeve. Në këtë rast duhet të bëhet vlerësimi nga institucionet e sigurisë, ky vlerësim duhet të trajtohet në KQZ e më pastaj propozimi i KQZ-së vije në Presidencë, mirëpo Komisioni i Venecias i kërkon Presidencës patjetër të konsultojë partitë politike.
Tutje Osmani, ka theksuar faktin, se në Kosovë nuk rregullohet shprehimisht me ligj, shtyerja e zgjedhjeve, por sipas saj, duhet të veprohet sipas standardeve të vendosura nga Komisioni i Venecias, për këto raste.
“Dhe në rastet kur shprehimisht nuk përcaktohet me ligj një e drejtë e tillë, atëherë duhet që me partitë politike të ketë koncensus.
Nëse një kërkesë e tillë vjen, natyrisht që unë do ta bëjë vlerësimin tim”.
“Kështu është procedura dhe besoj që në dy-tri ditët në vijim gjithçka do të qartësohen. Kjo është një shtytje e Vuciqit që vazhdon ti financojë e mbështesë struktura e bandat kriminale që po terrorizojnë qytetarët në veri dhe në të njëjtën kohë po tentojnë që t’i sfidojnë institucionet e sigurisë. Ka thënë Osmani.
Tutje presidentja, tha se jeta e qytetarëve atje është mbi të gjitha.
“Jeta e qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Mbrojtja nga bandat kriminale që dirigjimin e kanë nga serbia” ka shtuar Osmani.