Tensionet në veri, Escobar dhe Lajçak sot vizitojnë Kosovën - NACIONALE

Tensionet në veri, Escobar dhe Lajçak sot vizitojnë Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot gjatë ditës do të qëndrojnë në Kosovës. Ata do të takohen me krerët e shtetit.

Escobar dhe Lajçak do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në ora 20:00 në Qeverinë e Kosovës.

Escobar e Lajçak po vizitojnë Kosovën për shkak të tensioneve të fundit të krijuara në komunat në veri të vendit.

Protestat e serbëve lokalë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ka tensionuar situatën në pjesën veriore të vendit.

Kjo vizitë shihet si mundësi për të dalë nga kjo situatë pas thirrjeve të shumta të ndërkombëtarëve që Kosova dhe Serbia të angazhohen për të qetësuar situatën në veri.

Kërkesat e amerikanëve dhe evropianëve janë të ngjashme. Të dyja palët po kërkojnë që Kosova të largojë njësinë speciale nga ndërtesat komunale si dhe kryetarët e rinj të kryejnë punën në objekte alternative.

Po ashtu, kërkesa e tyre është që të shkohet përsëri në zgjedhje në veri dhe kësaj radhe të marrin pjesë edhe serbët.

Gjithashtu, Serbisë po i kërkohet që të bëjë tërheqjen e forcave të armatosura nga kufiri me Kosovën.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është i gatshëm për zbatimin e masave të vendosura dhe ka paralajmëruar pasoja negative nëse Kosova nuk plotëson kërkesat.

Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative. Presim që Kosova të veprojë në mënyrë jo de-përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera përveç ndërtesave komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje. Ne shprehim shqetësimin për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe.” – thuhet në njoftimin e BE-së.

Më tej, BE-ja ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova që të angazhohen në dialog për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për veriun dhe zbatimin e marrëveshjes dhe ankesin e saj.

Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton mbrojtje, siguri dhe demokraci me pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët, dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit së Komunave me Shumicë Serbe.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ka kundërshtuar deklaratat e amerikanëve të cilat i ka parë si të padrejta dhe naive.

Ndërkohë, edhe sot serbët po protesojnë në komunat në veri të vendit.

Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë edhe Beogradin.

Lajme të ngjashme