“Tensionet në Ballkanin Perëndimor”: Ambasadori i Rumanisë në NATO tregon pse dërguan trupa shtesë në KFOR - NACIONALE

“Tensionet në Ballkanin Perëndimor”: Ambasadori i Rumanisë në NATO tregon pse dërguan trupa shtesë në KFOR

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dan Neculaescu, ambasador i Rumanisë në NATO, ka shkruar një status në X, në të cilin shkrim radhiti disa vende tashmë të tensionuara.

Në shkrimin e tij, ai ka përmendur edhe Ballkanin Perëndimor, duke treguar arsyen se pse Rumania vendosi të dërgojë mbi 100 trupa shtesë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovës.

“Tensionet në Ballkanin Perëndimor, duke bërë që Rumania të forcojë kontributin e saj për praninë e KFOR-it me 134 trupa.” – shkroi ai.

Kujtojmë që sot dhe nesër do të zhvillohet takimi i Ministrave të Mbrojtjes së NATO-së në Bruksel, takim i cili do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg.

Lajme të ngjashme