Tensionet në veri: Eurodeputetja dënon ‘dhunën’, emisari gjerman kërkon të shmangët ‘budallallëku’ - NACIONALE

Tensionet në veri: Eurodeputetja dënon ‘dhunën’, emisari gjerman kërkon të shmangët ‘budallallëku’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Situata në veri të Kosovës të premten u tensionua pasi kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan tentuan të hyjnë në institucionet komunale, një ditë pas betimit. Përleshjet filluan kur serbët lokal vendas u mblodhën për të ndaluar kryetarët e zgjedhur. Zhvillimet në pjesën veriore u përshkallëzuan dhe u dënuan nga aleatët e Kosovës, të cilët kritikuan veprimet e qeverisë së Kosovës.

Një ditë pas, rreth situatës në veri ka folur emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili ka mbajtur një konferencë për media nga zyrat e EULEX-it në Mitrovicën e Jugut, prej ku ka cilësuar se marrëveshja e Ohrit nuk duhet të hidhet poshtë, për shkak të asaj që po e cilëson si “budallallëk”.

Sarrazin ka deklaruar se dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, derisa shtoi se “mundësitë e marrëveshjes së Ohrit nuk do të lejohet të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku”.

Dje kam vendosur spontanisht të vijë në Kosovë. Padyshim që dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqëusesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë, për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që i ofron mundësitë, të hidhet poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit të ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por, çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta… nuk mund të merren vendime të pamatura.” – tha ai sipas "Dukagjinit".

Tensionet në veri ka shtyrë që raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, këtë fundjavë të vijë në Kosovë “për të kuptuar” situatën e djeshme. Eurodeputetja njoftoi për takime me zyrtarë qeveritarë, të KFOR-it, EULEX-it, përfaqësuese të serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës. Megjithëkëtë, Viola von Cramon, shkroi se “dënoj dhunën dhe veprimet në veri”.

Dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Përmbajtja nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë, si dhe zbatimi i menjëhershëm i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura. Mbështetje të plotë për përpjekjet e Miroslav Lajçakut.”- ka shkruar Viola von Cramon.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se “ka shprehur angazhimin e tij për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe QUINT-in” për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes.

Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes bazë.” – ka thënë ai.

Sot gjithashtu ka reaguar edhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ku ka bërë thirrje për veprim të qetë dhe të matur për të shmangur dhunën dhe kërcënimet e mëtejshme, pas përleshjeve të djeshme në komunën e Zveçanit mes serbëve lokalë dhe Policisë së Kosovë para objektit komunal.

Wigemark theksoi nevojën për de-përshkallëzimin dhe theksoi se zgjedhjet e fundit, megjithëse u zhvilluan pa probleme, përfaqësonin vetëm një pjesë të vogël të popullsisë në veri të Kosovës dhe nuk ishin një zgjidhje afatgjatë.

"Do t'i bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur në mënyrë të qetë për të shmangur çdo kërcënim të dhunës dhe për të deskaluar situatën që fatkeqësisht dje doli jashtë kontrollit", - tha Wigemark për Deutsche Welle.

E për herë të parë rreth situatës në veri ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku është shprehur se punët po shkojnë mirë, ku sipas tij e kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Kurti ka thënë se synimi i tyre ka qenë që tu mundësojnë kryetarëve të komunave veriore që të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre.

Sa i përket ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është se krejt cfarë kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës, është tu mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet tu shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, feje e prejardhje. Besojë që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtar.” – ka thënë Kurti për RTV Dukagjini.

Duke u bazuar në reagimet e ndërkombëtareve dje, gazetaria iu drejtua Kurtit duke i thënë se “nuk po duke që e kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve.”

Ndërsa Kurti u shpreh shumë pozitiv.

E kemi dhe shumë mirë po shkon puna.” – ka thënë ai në fund.

Lajme të ngjashme