Grenell pas zhvillimeve në veri: Edhe Albin Kurti po injoron Biden - NACIONALE

Grenell pas zhvillimeve në veri: Edhe Albin Kurti po injoron Biden

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Gjermani dhe ish-i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi në administratën e Trumpit, Richard Grenell, është shprehur kritik pas ndaj ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës të cilat po ndodhin nën mbikëqyrjen e administratës Biden. Ai ka akuzuar Kurtin për shpërfillje ndaj politikës së Presidentit Biden, duke argumentuar se kreu i Qeverisë së Kosovës ka hedhur poshtë çdo propozim që vjen nga administrata amerikane, pa marrë parasysh ngjyrën politike.

Në një intervistë me The Pavlovic Today, Grenell shprehu shqetësimin për aftësinë e rajonit për të trajtuar mungesën e lidershipit të Bidenit dhe theksoi shpërfilljen e Kurtit ndaj administratës Biden lidhur me ngjarjet e fundit në pjesën veriore, për të cilën Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, fajësoi qeverinë kosovare.

"Nuk jam i sigurt se sa mund ta durojë rajoni mungesën e lidershipit të Bidenit. Edhe Albin Kurti po injoron Biden", ka thënë Grenell.

Ai më tej argumentoi se ai kishte lobuar për vite me radhë që ShBA të merrte një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizës Kosovë-Serbi. Ai ka kritikuar qasjen e administratës Biden.

“Unë i kam bërë thirrje ShBA-së që të jetë lider në krizën e Kosovës Serbi për vite me radhë – politika e Biden-it për të qëndruar prapa dhe për t’i kërkuar Brukselit të udhëheqë nuk po e vendos Amerikën në radhë të parë”, ka deklaruar Grenell. “Ne kemi kaluar nga stabiliteti nën Trump në kaos nën Biden dhe të gjithë e shohin atë. Kjo është se si duket kur një ShBA. Presidenti përpiqet ta bëjë Brukselin përsëri të madh.”

Artikulli gjithashtu përmend se Grenell kishte bërë paralajmërime të ngjashme edhe vitin të kaluar, duke e akuzuar Kurtin se hodhi poshtë çdo propozim të bërë nga presidentët amerikanë. "Pavarësisht nga partia politike, Albin Kurti ka refuzuar çdo ide e paraqitur nga amerikanët," thekson ai.

Reagimet e ndërkombëtarëve

Rrjedha e ngjarjeve të djeshme në pjesën veriore të Kosovës u përcoll me kritika të ashpra dhe paralajmërime të forta nga aleatët e Kosovës. Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken i cili dënoi ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës duke i bërë madje thirrje direkte kryeministrit Kurti t’i ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

Përmes një deklarate të sekretarit Antony Blinken, të publikuar edhe në faqen e Departamentit të Shtetit, ShBA dënoi veprimet e Kosovës, duke përmendur se ishin “në kundërshtim me këshillat e ShBA-së dhe partnerëve evropianë".

Madje, shteti që konsiderohet si aleati më i madh i Kosovës, theksoi qartë se këto zhvillime do të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, e madje përmendet edhe fjala “pasojë”.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin.” – thuhet në reagim.

Pas sekretarit Bliken, reagime të menjëhershme pati edhe nga Bashkimi Evropian duke thënë se nuk do të pranojë asnjë veprim të njënashëm, apo provokues.

“Bashkimi Evropian dënon ashpër përleshjet që përfshijnë policinë e Kosovës dhe protestuesit në veri të Kosovës, të iniciuara nga tentativa e kryetarëve të sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale. Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t'i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore.” – thuhej në reagim.

Lajme të ngjashme