Tension te ‘Rruga e kosovarëve’ në Tiranë: A ka patronazhistë në vendin ku nuk lejohet? - NACIONALE

Tension te ‘Rruga e kosovarëve’ në Tiranë: A ka patronazhistë në vendin ku nuk lejohet?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një incident raportohet të ketë ndodhur pas mbylljes së qendrave të vendvotimit në Tiranë, në ‘Rrugën e kosovarëve’.

Sipas opozitës, në veçanti sipas Partisë Demokratike, në atë rrugë ‘është vërejtur një qendër e patronazhistëve’ në një vend ku nuk lejohet sepse sipas tyre, është shumë afër një shkolle dhe kjo nuk lejohet sipas Kodit zgjedhor në Shqipëri.

“Ka një situatë të tensionuar prej disa minutash në këtë zyrë të PS-së edhe pse nuk është loguar si e tillë ndërkohë që mbështetës të PD-së janë jashtë saj’ – ka raportuar gazetari i Euroneës Albania.

Ndërkohë, Euronews raporton se sipas informacioneve që kanë nga policia, ‘janë shoqëruar tre persona për këtë incident’.

Lajme të ngjashme