Telefonata me Thaçin, Rama: Zëri i tij më i qetë se kurrë, biseda ishte emocionuese - NACIONALE

Telefonata me Thaçin, Rama: Zëri i tij më i qetë se kurrë, biseda ishte emocionuese

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podcastin e tij të përjavshëm bëri një përmbledhje të agjendës dhe ndaloi te 17 Shkurti.

Ai foli për telefonatën me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në 18-vjetorin e pavarësisë.

Rama e cilësoi bisedën si veçanërisht emocionuese, duke përmendur situatën e Thaçit në Hagë.

Sipas tij, “zëri i komandantit nga burgu i padrejtësisë ndërkombëtare ishte më i qetë se asnjëherë”.

Ai shtoi se Thaçi i përsëriti fjalinë: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr askush”.

Lajme të ngjashme