“Të votohet masivisht”, analisti thirrje qytetarëve: Duhet të votojmë derisa të funksionalizohet pluralizmi demokratik
Analisti Shenoll Muharremi ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 7 qershorit të votohet sa më masivisht.
Ai ka vlerësuar së në këtë zgjedhje duhet të votohen në kandidatët më të mirë në mënyrë që Kuvendi të mos kthehet ne cirk.
Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se qytetarët e Kosovës duhet të votojnë derisa të funksionalizohet pluralizmi demokratik.
“E mos thuani që nuk ka zgjedhje në lista. Për besë, është bërë një numër i kandidatëve për deputetë shumë të mirë. Janë ripërtrirë. Më parë i kemi pasur 3-4 persona të mirë, sot i kemi ndoshta 30-40 të tillë. E ju mos shkoni me i zgjedh bash qata që s'janë të mirë; votoni me përgjegjësi (e me tru!) dhe mos na e ktheni Kuvendin e shtetin përsëri në cirk! Të gjithë e kemi obligim të votojmë sa më masivisht për me tregu përgjegjësi demokratike, pavarësisht që zgjedhjet po mbahen disa herë radhazi. Sistemin e kemi në tranzicion dhe ai po korrigjohet nga rezultatet asimetrike që kanë ndodhur, po bëhet më i balancuar e më i mirë. Sa herë që të ketë nevojë, duhet të dalim dhe të votojmë derisa ta kthejmë dhe ta funksionalizojmë pluralizmin demokratik”, ka shkruar ai.