Të qeshura në Kuvend, Konjufca i kërkon deputetit Kokaj të flasë me terma më të lehtë: Po m’ankohen deputetët
Ndërsa deputeti i VV-së, Jahja Kokaj ka mbajtur fjalën e tij në seancën që është duke u mbajtur, ai ka shkaktuar të qeshura të shumta në Kuvend me terminologjinë e përdorur.
Përderisa ka komentuar planin franko-gjerman, dhe në një moment e ka quajtur emisarin Gabriel Escobar, engjëll amerikan, Kokaj ka vazhduar të flasë me terma siç duket “të vështirë” për t’u kuptuar nga deputetët.
Kryekuvendari Glauk Konjufca, pas përfundimit të fjalës së Kokaj, ka kërkuar nga ai që të flasë me terma më të lehtë.
“Profë n’mujshë me terma ma t’lehtë, se pak vonë, deputetët po më ankohen,”- i është drejtuar Konjufca deputetit me shaka.
Kujtojmë se në fjalën e tij, Jahja e ka vlerësuar marrëveshjen e arritur në Bruksel duke e quajtur planin shumë të rëndësishëm dhe vijimësi në negociatat me serbët.
