Jahja Kokaj e quan Escobarin engjëll amerikan: Plani franko-gjerman një dritë në tunel - NACIONALE

Jahja Kokaj e quan Escobarin engjëll amerikan: Plani franko-gjerman një dritë në tunel

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në seancën parlamentare që është duke u zhvilluar, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kurtit e Vuçiq.

Jahja e ka vlerësuar marrëveshjen, duke e quajtur planin shumë të rëndësishëm dhe vijimësi në negociatat me serbët. Ndërsa emisarin amerikan Gabriel Escobar, Jahja e ka cilësuar një engjëll përfaqësues të Amerikës, kurse planin franko-gjerman, një dritë në tunel.

“Engjulli, Escobar, përfaqësuesi amerikan e ka përcjellë situatën, ma merr mendja që s’do të jetë diçka e keqe. Do të përfundojë në mënyrën që do të duhet të përfundojë,”- është shprehur deputeti Kokaj.

Ai ka thënë se duhet të organizohemi të gjithë, për t’i thënë Serbisë jo, ndërsa ka shtuar se Evropa e sheh që ne e meritojmë lirinë.

“Ky është plan shumë i rëndësishëm, që i ka dy karakteristika, e para që nuk mund të diskutohet për strukturën e tij, dhe e dyta është merre ose leje, këto janë dy fakte që po i harroni. Pra duhet të organizohemi të gjithë si një, pozitë, opozitë, të gjithë shqiptarët, e t’i themi Serbisë njëherë e përgjithmonë JO. Edhe Evropa e sheh që ne e meritojmë lirinë,”- ka thënë Kokaj.

Lajme të ngjashme