Të paktën 2500 të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri - NACIONALE

Të paktën 2500 të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Numri total i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2500.

Të paktën 1,600 njerëz vdiqën në Turqi dhe mbi 11,000 u plagosën.

Të paktën 968 njerëz vdiqën në Siri. Nga këto, 538 vdekje u regjistruan në zonën e mbajtur nga regjimi i Bashar al-Assad, ndërsa 430 vdekje u regjistruan në zonën e kontrolluar nga rebelët.

Turqia Jugore u godit mëngjesin e sotëm në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale nga një tërmet katastrofik me magnitudë 7.8, i cili u ndje njëqind kilometra larg dhe u regjistrua në sizmografë në të gjithë Evropën.

Pas kësaj, e njëjta zonë është tronditur nga një tjetër tërmet i fortë në orën 13:30, me magnitudë rreth 7.5 ballë të shkallës Rihter. /Nacionale/

Lajme të ngjashme