"Të ndryshohet qasja": Pse presidentja Osmani sulmoi ndërkombëtarët pas marrëveshjes së Ohrit? - NACIONALE

"Të ndryshohet qasja": Pse presidentja Osmani sulmoi ndërkombëtarët pas marrëveshjes së Ohrit?

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duket se nuk i ka përcjellur me shumë vëmendje zhvillimet e djeshme në Ohër në bazë të deklaratës që ka lëshuar për medie Presidenca e vendit. Megjithatë, ajo bëri kritika të ashpra ndaj faktorëve ndërkombëtarë duke paralajmëruar edhe mos-zbatim të marrëveshjes. Pse?

Sipas znj. Osmani, Kosova ishte dëshmuar të ishte e vetmja palë në dialog që ishte treguar konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet...”

Në fakt, faktorët ndërkombëtarë nuk e kanë thënë se Kosova ishte dëshmutar se ishte e vetmja palë që kishte shfaqur “konstruktivitet” dhe interesim për “paqe e stabilitet”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, që ishte i pranishëm dje në Ohër u shpreh mbrëmë si vijon mes tjerash: “...Kosova nuk kishte fleksibilitet mbi substancën, dhe sepse Serbia në anën tjetër ishte zotuar të mos nënshkruante pavarësisht që janë plotësisht të gatshëm që ta zbatojnë.”

Vlerësime nga ndërkombëtarët pati për të dyja palët. Se ku u dëshma që Kosova ishte dëshmuar e vetmja palë konstruktive nuk dihet momentalisht.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë ndërkohë që “Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj Evropiane dhe një plan të qartë se si të mbërrihet atje – vendim që kërkoi dije, integritet dhe kurajo.”

Por, presidentja vazhdoi me deklarata të çuditshme.

“Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet.” – u shpreh znj. Osmani në fjalën e saj.

Ky qëndrim i ashpër i Osmanit ishte në kontrast me atë të shprehur nga ana e ndërmjetësuesve evropianë. Por, as kryeministri Kurti nuk e kishte thënë në mënyrë eksplicite se Serbia do të vazhdonte shkeljen e marrëveshjeve të arritura.

Megjithatë, presidentja Osmani duket se e ka shënjestruar mirë kritikën e saj: janë faktorët ndërkombëtarë.

“Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme.”

Për çfarë arsyesh kemi një ashpërsim të retorikës në institucionet e Kosovës ndaj faktorëve ndërkombëtarë nuk dihet për momentin. Por, ajo që dihet është se kemi ashpërsim të retorikës nga ana e Presidentes. Nëse ajo pritet të përcillet edhe nga Kryeministri Kurti dhe Kryekuvendari Konjufca, mbetet të shihet.

Lajme të ngjashme