Aneksi i Zbatimit për të cilin u pajtuan Kurti dhe Vuçiqi sot në Ohër - NACIONALE

Aneksi i Zbatimit për të cilin u pajtuan Kurti dhe Vuçiqi sot në Ohër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian tashmë e ka publikuar Aneksin e Zbatimin për të cilin u pajtua kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq sot në Ohër.

Përmes portalit EEAS, BE ka publikuar të gjitha pikat e këtij Aneksi.

Aty është edhe pjesa për Nenin 7, ku thuhet ekzaktësisht ajo që u prezantua më herët nga kryediplomati evropian Josep Borrell:

“Për të zbatuar Nenin 7, Kosova i nis menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja mbi artitjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive për të siguruar nivel të përshtatshëm vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, në përputhshmëri me marrëveshjet e dialogut siç janë përcaktuar nga lehtësuesi i BE-së.”

Po ashtu, aty flitet edhe për një Komitet të Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja brenda 30 ditëve. Është detyra pikërisht e këtij komiteti që të monitorojë zbatimin e të gjitha provizioneve.

Po ashtu, në Aneks po ashtu flitet për ato që pritet të ndodhin nëse palët nuk zbatojnë - siç nuk kanë zbatuar deri tash - të gjitha provizionet e Marrëveshjes së 27 shkurtit, Aneksit të sotëm, apo marrëveshjeve të mëparshme të Dialogut.

Të gjitha pikat e Aneksit:

-Ky aneks konstituon pjesë integrale të Marrëveshjes.

-Kosova dhe Serbia plotësisht përkushtohen që të respektojnë të gjitha Paragrafet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe implementimi i të gjitha obligimeve respektive që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky aneks në mirëbesim.

-Palët e kuptojmë se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit do të bëhen pjesë integrale të proceseve respektive për hyrje në BE të Kosovës dhe Serbisë. Palët e kuptojnë se menjëherë pas adoptimit të Marrëveshjes dhe këtij aneksi, Lehtësuesi i BE-së do të nis procesin e rregullimit të standardeve të Kapitullit 35 për Serbinë prë të reflektuar mbi obligimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim menjëherë do të reflektojë mbi obligimet e reja të Kosovës që rrjedhin nga marrëveshja dhe ky aneks.

-Palët pajtohen për t’u pajtuar me Deklaratën mbi Persona të Zhdukur, të negociuar në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.

-Për të zbatuar Nenin 7, Kosova i nis menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja mbi artitjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive për të siguruar nivel të përshtatshëm vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, në përputhshmëri me marrëveshjet e dialogut siç janë përcaktuar nga lehtësuesi i BE-së.

-Palët pajtohen të nisin një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditëve. Zbatimi i të gjitha provizioneve duhet të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues.

-Për të zbatuar nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh për ta vënë një pako ndihmash financiare dhe investimesh për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë alokim nuk do të ndodh para se BE-ja të vendos që të gjitha provizionet e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht.

-Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjithë Nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

-Rendi i paragrafeve në Aneks është pa paragjykim mbi rendin e zbatimit të tyre.

-Kosova dhe Serbia pajtohen që të mos bllokojnë zbatimin e asnjë Neni.

-Të gjitha diskutimet e lidhura me zbatimin e Marrëveshjes do të zënë vend nën Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

-Kosova dhe Serbia e kuptojnë se çdo dështim për të respektuar obligimet e tyre nga Marrëveshja, ky Aneks apo Marrëveshjet e mëehrshme të dialogut do të kenë pasoja direkte negative për proceset e hyrjes së tyre në BE dhe për ndihmat financiare që marrin nga BE-ja.

Lajme të ngjashme