Targat: Sot takohen Kurti e Vuçiq në Bruksel - NACIONALE

Targat: Sot takohen Kurti e Vuçiq në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet sot gjatë ditë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Temë kryesore pritet të jetë çështja e targave. Takimi raportohet se do të fillojë në ora 08:00. Ndërsa, masa e gjobitje është shtyrë për një ditë pa ndonjë vendim.

Ky takim vjen në kohën e tensioneve pas vendimit për tragat dhe largimit të serbëve nga institucionet. Takimi do të ndërmjetësohet nga Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Borrell, pak orë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter ka shkruar se palët kanë nevojë për de-përshkallëzim të situatës.

Ai tha se duhet të ndalen ndalen krizat dhe në vend të kësaj të fillohet avansimi drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Do të thërras nesër një takim urgjent për dialogun Prishtinë – Beograd me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve", ka shkruar Borrell.

Veriu

Vendimi për targat nxiti serbët e Kosovës që të largohen nga të gjitha institucione, duke bërë që të ndryshojë edhe situata në veri të vendit.

Reuters, në një artikull të publikuar në fundjavë tha se situata në veri nuk është stabile dhe se policët evropianë, pra ata të EULEX-it po qëndrojnë në atë pjesë, pasi ende s'është gjetur zgjidhje për zëvendësimin e atyre që zhveshën uniformat.

"Tani për tani, ne vetëm po monitorojmë situatën dhe e njëjta ende është e ndjeshme", tha Mariano Bastanza, komandant i 25 karabinierëve italianë që erdhën si përforcim i kolegëve të tyre polakë.

Pozicioni i Kosovës

Qeveria Kurti nuk ka treguar shenja të zmbrapsjes përkundër presionit të shtuar ndërkombëtar ditëve të fundit.

Zëvendësi i Kurtit në Qeveri dhe dialog, Besnik Bislimi, u shpreh edhe qortues ndaj BE-së dhe ShBA-ve për këtë çështje në dy intervista që pati para disa ditësh në vend.

Kur unë pyes (BE-në) se çka ndodh në gusht të vitit 2023 (pas përfundimit të shtyrjes 10 muajshe), nuk ka pasë përgjigje,” – kishte thënë ai.

Shtyrja

Në mënyrë të heshtur dhe pa asnjë shpjegim, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në të cilën bën të ditur se prej datës 22 nëntor do të fillojë gjobitjen e qytetarëve serbë me targa ilegale, dhe jo prej ditës së nesërme siç ishte paralajmëruar më herët (21 nëntor).

Sipas vendimit deri me datë 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) nëntor deri me datë njëzet e një (21) Janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi.” - tha Policia e Kosovës dje.

Lajme të ngjashme