Policët serbë në veri të vendit 'zëvendësohen' me ata të EULEX'it? - NACIONALE

Policët serbë në veri të vendit 'zëvendësohen' me ata të EULEX'it?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Largimi i serbëve nga institucionet kosovare ka lënë një boshllëk të theksuar. Kjo më së shumti është vërejtur në sistemin e drejtësisë, saktësisht te policia.

Kjo pasi, zëvendësimi i tyre është bërë problem në vete për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ani pse gjatë atyre ditëve kishte raportime për zëvendësim të të njëjtëve nga policë të komunave tjera.

Ditë më parë, Gazeta Nacionale kishte transmetuar aktivistët serbë nga veriu që thonin se policët e Kosovës nga radhët e nacionaletit serb që ushtrojnë detyrën në jug të Urës së Ibrit, kishin refuzuar t'i zëvendësonin kolegët e tyre në veri, në momentin që këta të fundit lëshuan uniformën.

Në anën tjetër, siç raporton prestiogjiozja "Reuters", policët serbë janë zëvendësuar me atë të EULEX-it.

Në një artikull të publikuar gjatë fundjavës, gazeta e famshme shkruan se policët evropianë kanë marrë në dorë patrullimin në atë pjesë të vendit, pasi afër 600 policë serbë liruan uniformat në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për targat.

"Tani për tani, ne vetëm po monitorojmë situatën dhe e njëjta ende është e ndjeshme", tha Mariano Bastanza, komandant i 25 karabinierëve italianë që erdhën si pëforcim i kolegëve të tyre polakë.

Tutje për Reuters ka folur edhe një zyrtar policor kosovar, i cili në kushte anonimiteti ka thënë se te të dyja palët ka njerëz që mund të përshkallëzojnë situatën.

"Momentalisht, veriu është një bombë e kurdisur, me disa njerëz nga të dy taboret që mund ta përshkallëzojnë situatën, me policët që do ta kishin të pamundur ta qetësojnë".

Burimet

Gazeta ka mësuar se në veri të vendit, ka edhe policë shqiptarë.

Një burim i ka thënë Nacionales se atje nuk është Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, por i pranishëm është një numër i policëve shqiptarë.

"Policët shqiptarë kryesisht qëndrojnë në stacione, ndërsa dalin në patrullim kur e vlerësojnë të nevojshme. Gjatë kësaj kohe ata shoqërohen nga policët e EULEX-it", i ka thënë ky burim redaksisë sonë.

EULEX-i

Kujtojmë se ditë më parë Nacionale kishte raportuar për këtë "zbarkim" të policëve në veri të Republikës së Kosovës.

Në një përgjigje dhënë nesh, EULEX-i kishte konfirmuar se ata veçse janë pozicionuar atje, por po këshillojnë Drejtorinë e Policisë së Kosovës për rajonin Veri dhe katër stacionet policore nën komandën e saj.

“Këshilltarët policorë të lartë të EULEX-it për veriun janë të vendosur në kompleksin e Drejtorisë së Policisë së Kosovës Rajoni Veri dhe janë duke dhënë këshilla për Drejtorinë e Policisë së Kosovës Rajoni Veri dhe katër stacionet policore nën komandën e saj në lidhje me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore” - thuhej në përgjigjen e tyre.

1 ditë

Në mënyrë të heshtur dhe pa asnjë shpjegim, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në të cilën bën të ditur se prej datës 22 nëntor do të fillojë gjobitjen e qytetarëve serbë me targa ilegale, dhe jo prej ditës së nesërme siç ishte paralajmëruar më herët (21 nëntor).

Kryeministri Kurti në mënyrë eksplicite e kishte thënë se faza e qortimit do të niste më 1 nëntor dhe do të zgjaste deri më 21 nëntor.

Por, duket se Policia e Kosovës – nuk dihet nëse është dhënë leje për këtë çështje nga ministria e Mbrojtjes apo Kryeministria – ka gjetur hapësirë për të riinterpretuar këtë çështje.

“Sipas vendimit deri me datë 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) nëntor deri me datë njëzet e një (21) Janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi.” - tha Policia e Kosovës sot.

Lajme të ngjashme