Policia nis hetimet për grafitet e reja në Mitrovicën e Veriut - NACIONALE

Policia nis hetimet për grafitet e reja në Mitrovicën e Veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Veriu i Kosovës është zgjuar sot me grafite të reja nëpër qendër të qytetit.

Thirrjet për rezistencë, mos-dorëzim e mbrojtje, kanë qenë fjalët kryesore nëpër këto grafite të realizuara nga “Briagada e Veriut”.

Tashmë për këtë temë Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

“Me datë 13.11.2022 gjatë natës, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri, janë hasur disa grafite me mbishkrime të ndryshme në gjuhën serbe. Policia e Kosovës, me njësitet e saj ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore, për hetim dhe procedim të mëtejmë, lidhur me grafitet e shkruara në disa mure dhe rrugë”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për RTK-në.

Lajme të ngjashme