Takoi Kurtin e Konjufcën: Si po e përndjek Republika Serbe të mbijetuarin e gjenocidit të Srebrenicës?
Emir Suljagiq, drejtor i Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, ishte në Kosovë, ku qëndroi disa ditë. Gjatë qëndrimit në shtetin kosovar, aktivisti boshnjak, që është i mbijetuar i gjenocidit në Srebrenicë, u takua me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe u nderua me Çelsin e Qytetit nga Komuna e Prishtinës. Megjithatë, Suljagiqi tash po përballet me probleme në Bosnje dhe Hercegovinë për shkak të vizitës së tij në Kosovë.
Ai është ftuar në policinë e entitetit të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, që udhëhiqet nga i sanksionuari nga ShBA-ja, Milorad Dodik. Në profilin e tij në rrjetin social “X”, Suljagiq shpërndau ftesën për paraqitje në stacion policor, të cilën e kishte lëshuar policia e Republikës Serbe.
Në një mënyrë krejtësisht surreale e paradoksale, Suljagiq po akuzohej për “rrezikim të sigurisë”.
“Ky është trajtimi që marr nga policia Dodikut. Më duhet të shkoj nesër në Zvornik për t'u marrë në pyetje për "rrezikim të sigurisë". Kështu i trajton policia serbe e Bosnjës jo-serbët: si nënqenie, pa të drejta apo proces të rregullt. Nuk e njoh madje as akuzuesin tim. Ndërkohë, anëtarët e këtij stacioni policor më ngacmojnë mua dhe punonjësit e tjerë të Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, duke kryer hetime jashtë vijës zyrtare kundër nesh” – kishte shkruar Suljagiq.
This is the treatment I receive from @SNSDDodik's police. I have to go to Zvornik tomorrow to be questioned for "endangering security." This is how the Bosnian Serb police treat non-Serbs: like untermensch, without rights or due process. I don't even know my accuser. Meanwhile,… pic.twitter.com/Lydfc4hMil
— Emir Suljagić (@suljagicemir1) June 12, 2024
Një ditë pas, Suljagiq tregoi për procesin e hetimit, duke treguar se ka refuzuar të pyetet pa prezencën e avokatit të tij.
“Sapo u largova nga Stacioni i Policisë së Zvornikut, pasi nuk pranova të më merrnin në pyetje pa praninë e avokatëve të mi. Ne ramë dakord që të ritakohemi sërish javën e ardhshme. Ndërsa po largohesha, një reporter i Svijestit mu afrua, por unë nuk pranova të flisja me ta. Kam vendosur që të mos angazhohemi me media që mohojnë gjenocidin dhe nxisin luftën” – shkroi Suljagiq.
I just left the Zvornik Police Headquarters, having refused to be questioned without my lawyers present. We agreed to reconvene next week. As I was leaving, an @RTRSvijesti reporter approached me, but I refused to speak with them. I make it a point not to engage with media…
— Emir Suljagić (@suljagicemir1) June 13, 2024
Vizita në Kosovë
Gjatë javës që shkoi, Suljagiq qëndroi në Kosovë, ku u takua me dy nga tre krerët më të lartë të shtetit kosovar. Në lidhje me takimin me Kurtin, Suljagiq shkroi se kishte privilegjin të takohej me kryeministrin kosovar, të cilin tha se e “admiron thellësisht”.
“Ishte një kënaqësi absolute të shkëmbejmë ide për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët dhe të begatë, duke theksuar trashëgiminë dhe historinë tonë të përbashkët. Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të nesërme më të ndritshme, të bazuar në respektin dhe bashkëpunimin reciprok. Vizioni i tij për Kosovën është vërtet frymëzues dhe jam i nderuar që pata këtë mundësi të përfshihem në një dialog kaq kuptimplotë” – shkroi ai.
Just had the privilege of meeting Albin Kurti, Prime Minister of Kosovo, a leader I deeply admire for his steadfast politics and strong convictions. It was an absolute pleasure to exchange ideas on building a common and prosperous future, emphasizing our shared heritage and… pic.twitter.com/m0oJ1059GR
— Emir Suljagić (@suljagicemir1) June 10, 2024
Edhe Kurti shkroi për këtë takim, duke theksuar se “ishte kënaqësi të takohesha me Suljagiqin”.
“Askush nuk e kupton vështirësinë dhe rëndësinë e mbajtjes së së vërtetës gjallë dhe të komunikuar faktikisht më mirë se sa ata që përballen me detyrën në kohën e tanishme, një kohë dezinformimi të institucionalizuar. Ishte një kënaqësi e madhe të takohesha me Emir Suljagić, Drejtor i Memorialit të Gjenocidit të Srebrenicës” – kishte shkruar Kurti.
Nobody understands the hardship and importance of keeping the truth alive and factually communicated better than those who are faced with the task at the present time, a time of institutionalized disinformation. It was a great pleasure to meet with Emir Suljagić, Director of the… pic.twitter.com/uwBkmpN4P0
— Albin Kurti (@albinkurti) June 10, 2024
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Suljagiq u takua edhe me Konjufcën, ndërsa nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u nderuar me Çelsin e Qytetit. Sjellim ndër mend që përmes një Rezolute të OKB-së, e cila njohu 11 Korrikun si ditën përkujtimore të gjenocidit në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë myslimanë.