Takimi Kurti – Krasniqi, Mirena: PDK-ja mund të kritikohet për gjëra tjera, por jo për raportet me vandalët e VV-së - NACIONALE

Takimi Kurti – Krasniqi, Mirena: PDK-ja mund të kritikohet për gjëra tjera, por jo për raportet me vandalët e VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Ilir Mrena ka reaguar ndaj thumbimeve të LDK-së për PDK-në në lidhje me takimin e sotëm Kurti – Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja dhe liderët e saj janë partia e vetme që nuk ka bashkëpunuar me Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se PDK-ja mund të kritikohet për gjëra tjera, por jo për raportet me VV-në

“PDK dhe Memli Krasniqi mire kane ba qe shkuan sot ne takim me Kurtin. Me takimin e sotem veçsa ia hoqen edhe nje maske kesaj gerdalle politike qe e ka marr peng Kosoven. Perndryshe, eshte fakt qe PDK’ja dhe lideret e saj jane partia e vetme e cila nuk eshte joshur dhe abuzuar nga Kurti dhe partia e tij. Kesaj situate i shkon ajo meselja e Krishtit me ate gruan e perdale qe ja sollen per ta denu me goditje guresh. “Le ta hedh i pari gurin ai qe s’ka mekatuar”, thuhet se ishte kerkesa e tij… Prandaj, nuk eshte mire te hidhen gure kot se koti mbi kete subjekt. PDK’ne mundeni me e rendu per gjana tjera. Ama, jo per raportet me vandalet e VV’se…”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme