Takimi i rastit në Has i bëhet tubim i madh, Abdixhiku: Frymë e jashtëzakonshme
Pas takimeve në Strellcit, Kotradiqit, Baranit, Caravikut, kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se ndalja e rastit në Lipovec të Hasit, u shndërrua në “tubim të madh në Has”.
Sipas kandidatit për kryeministër të kësaj partie, kjo dëshmon momentumin e LDK-së për ndryshimin e madh me 9 shkurt.
Postimi i plotë:
Pas Strellcit, Kotradiqit, Baranit, Caravikut, u ndalëm Lipovec të Hasit. Çfarë ishte paramenduar si një takim i rastit, u bë një tubim i madh në Has.
Frymë e jashtëzakonshme!
Tubime të jashtëzakonshme!
Momentum i shkëlqyeshëm i Lidhjes tonë.
Në 5 ngjarjet e deritanishme sot, pamë gjithë vullnetin e madh të të dajthtëve për ndryshimin e madh me 9 shkurt! Kjo mbështetje përveç se shtytje për angazhim, na vjen dhe si përgjegjësi për të shtrirë dorën e përafrimit dhe bashkimit në gjithë Kosovën me gjithë ata që sot LDK e shohin si shpresë për të ardhmen.
Ndryshimi po vjen!