Takimi i Kurtit me opozitën: Haradinaj del nga takimi - NACIONALE

Takimi i Kurtit me opozitën: Haradinaj del nga takimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe udhëheqësve të partive opozitare në vend.

Kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë parë duket u futur në Qeverinë e Kosovës para pak çasteve.

Mirëpo i pari që doli nga takimi është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai nuk ka qënduar më shumë se 30 minuta në takim, pasi takimi ka filluar në orën 08:00.

Haradinaj ka vendosur që ta lërë takimin mes Kurtit dhe opozitës.

Ai nuk ka pranuar të deklarohet për medie.

Takimi është thërritur pas zhvillimeve të fundit në vend, që u krijuan me largimin e serbëve të Kosovës nga institucionet.

Lajme të ngjashme