Tajani bisedon në telefon me Kurtin e Vuçiqin: Tensionet në veri rrezikojnë stabilitetin në rajon
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka njoftuar në Tëitter se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Tajani ka thënë se Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan, duke kërkuar të shmangen veprimet e njëanshme,
Sipas të parit të diplomacisë italiane, tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon.
“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës” ka shkruar Tajani.
Kujtojmë se Italia, kohëve të fundit ka qenë shumë aktive, në lidhje me situatën në veri. Madje një delegacion qeveritar ditë më parë vizitoi Kosovën dhe Serbinë.
Le tensioni nel nord del Kosovo rischiano di compromettere la stabilità nella regione. Ho telefonato al Pres. Vucic e al PM Kurti, chiedendo loro di evitare azioni unilaterali. L'Italia vuole essere protagonista di pace nei Balcani. Favoriamo il dialogo tra Belgrado e Pristina.
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) December 10, 2022