Tahiri: Zgjedhjet e ardhshme i fiton opozita - NACIONALE

Tahiri: Zgjedhjet e ardhshme i fiton opozita

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka sqaruar deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se opozita duhet ta udhëheq qeverinë e ardhshme me rrotacion.

Në një intervistë për gazetën “Blic”, ai ka thënë se Haradinja nuk ka vendos kushte për qeverinë e re.

“Haradinaj ka thënë ‘unë po garoj për pozicion të parë por nuk do të jem pengesë në krijimin e një Qeverie mbi kriteret që i ndërton vetë opozita. Për vlerësimin tim është totalisht e pandershme, krejt qëndrimin tonë dhe kryetarit Haradinaj, me e kthy në një diskurs që ‘gjoja se Haradinaj po don me ba një rotacion, me marr një pozitë’. Haradinaj ka thënë ‘janë do tema të cilat unë mundem dhe do i’u dilja në ballë, nëse jo është opsioni tjetër, saktësisht nuk do të pengoj as zoti Haradinaj dhe as ne”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, fitoren e opozitës në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk mund ta ndalë askush.

“Atë që duhet ta dijë qytetari i Kosovës në raport me këtë deklaratë, dhe qëndrimin e liderit dhe AAK-së, është shumë e thjeshtë. Në qoftëse ka një parti opozitare e cila e ka ballafaqu këtë Qeveri, kryeministrin Kurti, ajo ka qenë AAK-ja me qëndrimet e kryetarit Haradinaj dhe me punën që e kemi bërë ne në Kuvend. Ne kemi thënë qartë, këto zgjedhje i fiton opozita. Nuk është ne që po duam të grupohemi të 3 partitë bashkë por kryeministri Kurti e LVV e ka pas strategji politike me na grupu opozitën bashkë. Unë po i’u them qytetarëve të Kosovës, opozita i fiton këto zgjedhje deshi apo nuk deshti dikush”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme