Tahiri: Vendimi për Klan Kosovën vije pas dështimit dyvjeçar të kësaj qeverie që t’i nënshtroj mediat e lira - NACIONALE

Tahiri: Vendimi për Klan Kosovën vije pas dështimit dyvjeçar të kësaj qeverie që t’i nënshtroj mediat e lira

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar se vendimi i pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës vije pas dështimit dyvjeçar të kësaj qeverie dhe partisë në pushtet që t’i nënshtroj mediat e lira.

Tahiri ka thënë se informimi dhe transparenca mediatike është ilaçi kundër errësirës së mykut që po shtrihet gjithandej larg vëmendjes, ku ka përmendur aferën Zdravo dhe atë me rezerva shtetërorë.

Postimi i plotë:

Ri-konfirmimi i nismës për mbylljen e televizionin Klan Kosova vie pas dështimit dyvjeçar të kësaj qeverie dhe partisë në pushtet që t’i nënshtroj mediat e lira. Ky është një hap i radhës në marshin drejt turpit të këtij establishmenti politik.

Dihet se informimi dhe tansparenca mediatike është ilaqi kundër errësirës së mykut që po shtrihet gjithandej larg vëmendjës së publikut me Zdravo atmosferën ku fyrjet e sovranit shoqërohen edhe me gllabërimin e rezervave shtetërore.

#me220gazetarëteklankosova të cilët kjo qeveri dëshiron t’i shoh në rrugë

#megazetarëetekosovësgjithmonë

Lajme të ngjashme